Lajmet e fundit

Hamdi Namani, është lojtari më i ri i klubit të Llapit.
Namani ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me llapianët.
“Pas katër vitesh të kaluara tek Drita, futbollist kyç i formacionit bazë të gjilanasve në Superligë dhe në gara ndërkombëtare, LUMI bënë zgjedhjen e zemrës duke u rikthyer në klubin ku u rrit si futbollist”, thuhet në njoftim.
“Lumi do jetë forcë shtesë e ekipit tonë për stinorin e ri pasi që kualiteti dhe angazhimi i tij nuk ka nevojë për shumë koment”.
Llapi mbrëmë zyrtarizoi edhe Ilir Blakçorin. /Klankosova.tv.