Gjiganti turk Galatasaray ka bërë një goditje të madhe në merkato duke arritur marrëveshje me Manchester City për Ilkay Gundogan.
Sipas mediave turke Gündogan do të mbërrijë sot në Stamboll në orën 16:00 për t’u bashkuar zyrtarisht skuadrës së tij të re.
Manchester City, klubi i tij aktual, ka dhënë lejen që lojtari të udhëtojë drejt Turqisë për të mbyllur detajet e fundit të transferimit, transmeton Klankosova.tv.
Gündogan pritet të sjellë përvojë, lidership dhe kreativitet në mesfushën e Galatasaray-it, duke i dhënë një impuls të madh skuadrës për sezonin e ri.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.