Lajmet e fundit

Llapi ka njoftuar për transferimin më të ri të skuadrës, qendërmbrojtësin Granit Jashari.
Graniti ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin llapian, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
“24-vjeçari me cilësi të jashtëzakonshme në fazën e mbrojtjes, do rris edhe më tepër kualitetin e ekipit si dhe do jetë forcë shtesë për klubin që t'i arrij objektivat”, thuhet në njoftim.
Jashari ka spikatur me paraqitje edicionin e fundit ku ishte pjesë e Gjilanit, klub me të cilin u paraqit edhe në garat ndërkombëtare ku ishte titullar i padiskutueshëm.
“Me transferimin e Granitit dhe gjitha transferimeve tjera që kanë ardhur këtë afat kalimtar, klubi është i përkushtuar maksimalisht për t'i arritur objektivat dhe për t'ua kthyer lavdinë tifozëve siq ata duan - një ekip të fortë dhe konkurrues për trofe”.