Lajmet e fundit

Parma ka njoftuar transferimin e Gianluigi Buffon, i cili rikthehet pas 20 viteve.
Buffon ka nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me klubin e tij të vjetër, por ka një klauzolë në kontratën e tij që mund ta shohë atë të largohet pas vetëm një sezoni nëse zgjedh kështu, transmeton Klankosova.tv
I konsideruar gjerësisht si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave, 43-vjeçari nuk është ende i gatshëm të vërë dorezat dhe do të luajë edhe në sezonin 2021-22 në Serie B.
"Supermeni rikthehet", tha Parma në Twitter.
Buffoni u largua nga Parma në vitin 2001, ku u transferua tek Juventusi për një shifër rekord për 52 milionë euro.
https://twitter.com/1913parmacalcio/status/1405462723975131138