Lajmet e fundit

Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus në një marrëveshje prej 45 milionë funtesh.
Kuptohet se Jesusi ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare. Ai do të veshë fanellën me numër 9 të mbajtur më parë nga Alexandre Lacazette, transmeton Klankosova.tv.
Pas largimeve të Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubemyang në gjashtë muajt e fundit, Jesus ishte objektivi kryesor i sulmit të Arsenalit dhe i është bashkuar klubit të Emirates pavarësisht interesimit nga Chelsea dhe Tottenham Hotspur.
Jesus largohet nga City pasi ka kaluar katër vjet e gjysmë në klub. Ai bëri 159 paraqitje në ligë, duke shënuar 58 gola.
Reprezentuesi brazilian ka punuar më parë me Mikel Artetën kur trajneri i Arsenalit ishte asistent i trajnerit të Cityt, Pep Guardiola, midis 2016 dhe 2019.