Lajmet e fundit

Ishte diçka që pritej pas asaj humbjeje të thellë me shifrat 2-5 në shtëpi ndaj Arsenalit por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.
Evertoni ka shkarkuar nga detyra trajnerin Ronald Koeman. Lajmi është zyrtarizuar me një komunikatë nga vetë klubi nga Liverpooli.
Vendi i 18-të në renditje që përkon me zonën e rënies nga kategoria dhe vetëm 8 pikë të grumbulluara në 9 javë, kanë bërë që aventurës së trajnerit holandez në stolin e klubit nga “Goodison Park”, t'i vijë fundi, shkruan Supersport.al.
Koeman ishte një nga trajnerët më të paguar në Angli, ndërsa në këtë fillim sezoni nuk arriti të përmbushte aspak pritshmëritë e drejtuesve të Evertonit të cilët në verë shpenzuan shumë para në merkato duke i vendosur në dispozicion ish lojtarit të Barcelonës, shumë futbollistë cilësorë.
Shkarkimi i Koeman vjen 16 muaj pasi ai la Southampton-in për tu emëruar në krye të Evertonit.