Lajmet e fundit

Klubi i Futbollit Drita ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin Erjon Vucaj.
Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Gjilani, përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.
“Klubi ynë, FC Drita, njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin Erjon Vucaj. Futbollisti Erjon Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, pjesë e sukseseve tona, paraqitjeve të mira në garat evropiane dhe fitoi titullin kampion me ne në edicionin 2019/20”, thuhet në njoftimin e klubit.
Vucaj iu bashkua skuadrës së Dritës në vitin 2018, ku ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, gjashtë ndeshje të kupës, një ndeshje të Superkupës dhe shtatë ndeshje ndërkombëtare.