Lajmet e fundit

Amir Rrahmani është futbollisti i radhës që ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në futboll, njofton Klan Kosova.
Vet futbollisti e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Më poshtë e keni të plotë postimin e Rrahmanit dhe arsyet se pse ai vendosi të largohet nga Shqipëria, për Kosovën.
“Per disa vite e ne shume ndeshje, barta me krenari fanellen e Kombetares, qofte ekipit Shpresa, qofte te ekipit te pare. Ne cdo sekond te stervitjeve dhe punes u mundova te jap maksimumin tim, per ato ngjyra qe gjithmon do te mbesin ne zemren time, ashtu sic jane ne zemren e cdo shqiptari.
Sot mora nje prej vendimeve me te veshtira ne jeten time, sot vendos qe karrieren sportive ta vazhdoj me vendin ne te cilin kam lindur, me Kosoven qe me identitetin e ri, synon te pushtoj shtigje te reja dhe te marr suksese te reja.
Vendimi per te vazhduar me Kosoven nuk eshte vendim kunder Shqiperise, perkundrazi tregon se ne vazhdojme te jemi shume te lidhur dhe nga njeri ekip mund te kalojme te tjetri, duke e kuptuar vendimin ne menyre me te drejt te mundshme!!!
Kosova ka nevoje per perfaqesim sa me te mire si nje shtet i ri dhe shpresojme ti bejme krenar te gjithe Shqipetaret ashtu sic Shqiperia i beri krenar.
Dua te falenderoj Kombëtaren Shqiptare, drejtuesit e FSHF-së , trajneret dhe tifozet e kuqezi per mbeshtetjen e dhene gjate kesaj kohe sa ishe pjese e Shqipërisë.
Me respekt Amir Rrahmani”