Tashmë është zyrtare.
Divine Myles, është pjesë e klubit të basketbollit Peja.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi pejan.
Lidhur me këtë transferim Klankosova.tv, ka raportuar gjatë ditës së djeshme.
Myles, e njeh mjaft mirë ligën kosovare pasi në të kaluarën ka luajtur për Sigal Prishtinën dhe Proton Cable Prizrenin.
28 vjeçari i gjatë 180 centimetra është paraqitur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.
Peja sivjet synon ta përsëritë suksesin e vitit të kaluar në kampionat.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.