07.05.2015 · përditësuar para 4104 dite1 min lexim
Është zyrtare.
Memphis Depay ka nënshkruar kontratë me Manchester United, raporton Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Kalimin e sulmuesit e ka konfirmuar edhe uebfaqja zyrtare e Manchester Unitd.
“Po sa të fillojë afati kalimtar i verës, Memphis Depay do të vij në Angli, për të kaluar testet mjekësore”, thuhet në sajtin zyrtar të djajve.
I ashtuquajturi Ronaldo i ardhshëm, holandezi dinamik kishte shprehur dëshirë qysh moti të bëhej pjesë e klubit më të madh anglez.
Shuma e transferës ende nuk është bërë e ditur, ndonëse supozohet të jetë e lartë.