Lajmet e fundit

Manchester City ka konfirmuar se ka nënshkruar me mesfushorin e Wolfsburg, Kevin De Bruyne.
Shuma e mjeteve që Citizens duhet t’i paguajnë klubit gjerman, thuhet të jetë 58 milionë funta.
Belgu ka luajtur vite më parë në Preimer League, sa ishte pjesë e Chelseas, shkruan talksport.
“Dua që të arrij nivelin më të lartë që ka mundësi ta bëjë një futbollist. Mendoj se gjëja më me rëndësi është që në fund të fitojmë trofe” ishin fjalët e para të De Bruyne, si lojtar i Manchester Cityt, transmeton Klan Kosova.