Lajmet e fundit

Trajneri i ri i Chelsea, Antonio Conte ka konfirmuar lajmin se Juan Cuadrado do të kthehet nga huazimi ku kaloi të Juventus.
Ai ka thënë se dëshiron që ta ketë kolumbianin në kohën e revolucionit të tij në Stamford Bridge.
Për më tepër ka thënë se është shumë i lumtur që do ta ketë një lojtar të madh si ai nën urdhrat e tij.
“Cuadrado është futbollist i madh. Ai do të kthehet këtu. Është pjesë e jona dhe jam shumë i lumtur që do ta trajnoj.”
“E kam dashur atë kur kam qenë trajner te Juventus. Ai është lojtar i Chelsea dhe jemi këtu. Nëse ndryshon diçka ju do të njoftoheni”, ka thënë Conte, transmeton Klan Kosova.