23.08.2015 · përditësuar para 3996 dite1 min lexim
Juventusi ka arritur marrëveshje me Chelsean për të transferuar në formë huazimi Juan Cuadradon, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Cuadrado, që në Chelsea erdhi nga Fiorentina për 32 milionë euro, janarin e kaluar, ka dështuar të tregohet dhe të gjejë vend në ekipin e parë të Jose Mohurinhos.
Ardhja e Pedros nga Barcelona e ka vështirësuar edhe më shumë mundësinë që Cuadrado të jetë njëri nga opsionet e trajnerit portugez.
27 vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje në Premier Ligë, në sezonin e kaluar.
Ai Torino do të bëjë testet mjekësore fillimisht, para se të prezantohet edhe zyrtarisht si lojtari i Juventusit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.