Lajmet e fundit

Daley Blind është kthyer te ish-klubi i tij, Ajax, pas katër vjetësh të kaluara te Manchester United.
Mësohet se ai ka arritur një marrëveshje katërvjeçare me gjigantin nga Amsterdami, për një shumë prej 18 milionë eurosh.
28 vjeçari është kthyer te klubi i fëmijërisë ku i kishte kaluar 16 vjet, gjashtë prej tyre me klubin e seniorëve me të cilët ishte shpallur katër herë kampion i Holandës.
Ndërkaq me Djajtë e Kuq, përfaqësuesi i Holandës i ka fituar katër tituj, mes tyre edhe Ligën e Evropës, Kupën e Anglisë, si dhe Kupën Community Shield.