Lajmet e fundit

Real Madrid ka konfirmuar se nuk do të mund të llogaris në Gareth Bale për ndeshjen kundër Paris Saint-Germain në rrethine tretë të fazës së grupeve të Champions League.
Uellsiani ka munguar tre javë në fillim të këtë sezonë, për shkak të një lëndimi në këmbë, ndërsa kjo do të jetë arsyeja se pse ai do të mungojë edhe në ndeshjen kundër klubit parisien.
“Sipas testeve të fundit që i janë bërë Gareth Bale në Spitalin e Sanitas La Moraleja, ka dalë që ai ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e majtë. Shërimi i tij po vazhdon”, shkruan në njoftimin e klubit.
Balë është zëvendësuar në pauzën mes dy pjesëve në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Levantes, siç thuhej Benitez dëshironte që ta pushonte për ndeshjen kundër PSG.
Bale këtë sezonë ka kontribuuar me dy gola dhe katër asistime në të gjitha garat, transmeton Klan Kosova.