Lajmet e fundit

Futbollisti nga Obiliqi, Armend Thaqi, është prezantuar si transferim te skuadra e Ballkanit.
“Kemi kënaqësinë të iu informojmë se mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi sot ka vendosur që të na bashkohet për dy sezonet e ardhshme”.
“Thaqi do të prezantohet zyrtarisht në ambientet e klubit në ditët në vazhdim”, thuhet në njoftimin zyrtar në Facebook, të skuadrës nga Suhareka.
Kujtojmë se Thaqi së fundi ishte pjesë e FC Prishtinës, ku luajti në dy sezonat e fundit.