Lajmet e fundit

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Luzanë ka reduktuar dënimin me përjashtim të futbollistit Arijan Ademi.
Tash në vend të katër vjetëve sa ishte suspenduar për doping, dënimi i mesfushorit të Dinamos dënimi i është ulur në dy vjet, shkruan Index.hr, transmeton Klan Kosova.
Kjo nënkupton se Ademi tash do të mund t’i rikthehet futbollit profesionist në shtator të këtij viti.
Në ndeshjen mes Arsenal dhe Dinamo në Champions League në vitin 2015, Ademi kishte dalë pozitiv në testin e dopingut dhe me këtë rast Komiteti Disiplinor i UEFA në procedurat e mëtejme shqiptoi njërin prej dënimeve më të mëdha në futboll – me katër vjet.
Arjan Ademi mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë në futboll.