Lajmet e fundit

Pas një sërë rezultatesh të dobëta, Argjentina e ka larguar nga detyra trajnerin Edgardo Bauza.
"Kemi arritur marrëveshje. I kemi thënë Bauzës se ai ka pushuar të jetë trajneri i skuadrës kombëtare”, iu tha reporterëve Claudio Tappa, presidenti i federatës së futbollit të Argjentinës.
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Bauzën, ndonëse besohet se Jorge Samapoli i Sevillës është preferenca kryesore e ‘albicelestëve’.