Lajmet e fundit

Klubi italian, Interi ka njoftuar zyrtarizimin e Antonio Contes si trajner të ri të skuadrës, transmeton Klan Kosova.
Përmes faqes së tyre zyrtare në Twitter, Interi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Antonio Conten për t’u bërë trajner i ri i tyre.
“Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Interit”, ka shkruar Interi në njoftimin e tyre.
Conte në të kaluarën ka qenë trajner dhe futbollist i Juventusit - rivalit të Interit.
https://twitter.com/Inter_en/status/1134308519962972161