Lajmet e fundit

Antonio Conte është menaxheri i ri i Chelseas, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi, duke përfunduar kështu muaj të tërë spekulimesh.
Megjithatë, përkundër kontratës gojore, 46 vjeçari italian nuk do ta vë lapsin në letër deri në përfundim të Kampionatit Europian në Francë, ku Conte do të provojë të bëjë histori me Azurët.
“Jam shumë i lumtur që do të punojë në Chelsea”, ka thënë Conte për sajtin zyrtar të klubit.
“Jam krenar që për momentin jam trajner i klubit tim nacional dhe vetë një kalim në një ekip si Chelsea do ta barazonte këtë ndjenjë”.