Lajmet e fundit

A keni ndonjë letër për të dërguar?! Po ju japim disa nga adresat më të çuditshme ku pritësit e mesazhit janë peshqit, vullkani, pinguinët…
Nuk po bëjmë shaka! Disa zyra postare gjenden në thellësi të detit, në Everest, në një zonë vullkanike, mes pinguinëve….të gjitha vende ku nuk të shkon mendja se mund të gjesh një zyrë postare.
Vanatu: Ishulli i Paqësorit mund të mos ketë të ardhme! Për shkak të ndryshimit të nivelit të detit, si pasojë e ndryshimeve klimatike, i ka bërë ekspertët që të ndërtojnë një zyrë postare për të tërhequr vëmendjen e botës. Gjendet 3 metra nën sipërfaqe dhe sinjalizohet nga një flamur.
Zyra postare e pinguinëve: Gjendet në Antartidë, në Port Lockroy. Drejtohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe është hapur prej 5 muajsh, enkas për ata 18 mijë turistë në vit që e vizitojnë këtë zonë. Prej andej dërguar rreth 70.000 kartolina.
Agoshima: Çfarë kuptimi ka një zyrë postare mes një vullkani aktiv? Në Aogoshma, ishull i Japonisë, nuk kishte asnjë vend tjetër për ta vendosur postën. Atje banojnë rreth 200 njerëz dhe dërgesat e tyre ishin të nevojshme. Teorikisht, vullkani është nën kontroll.
Në Kullën Eiffel: A e dinit që brenda kullës gjendet një zyrë postare? Nuk ka vetëm restorante por edhe shërbime të tjera si salla konferencash etj. Në këtë rast është ndërtuar enkas për turistët që të kenë mundësi të përshëndesin miqtë e të afërmit me një kartolinë nga kulla.
Në Everest: Në kampin e malit Everest, në 5.200 m lartësi, gjendet zyra postare më e lartë e botës. Për shkak të kushteve meteorologjike ekstreme, funksionon vetëm mes muajve prill-gusht.