Lajmet e fundit

Më shumë se 10 mijë civilë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, me rreth gjysmën e vrasjeve të fundit që kanë ndodhur prapa vijës së frontit, ka njoftuar Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë, i cili ka dhjetëra vëzhgues në vend, tha se pret që numri i vërtetë të jetë "dukshëm më i lartë" se shifra zyrtare pasi puna konfirmuese është në vazhdim.
Kjo përfshin ngjarjet në muajt e parë pas pushtimit, si beteja për kontrollin e Mariupolit, ku banorët raportuan viktima të larta civile, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Më shumë se një e treta e viktimave, moshat e të cilave u konfirmuan ishin mbi 60 vjeç, ndërsa kjo grupmoshë përbën vetëm një të katërtën e popullsisë së përgjithshme.
Moska mohon të ketë shënjestruar qëllimisht civilët.