Lajmet e fundit

Futbollisti i Ballkanit Qëndrim Zyba, ka dhënë një parashikim krejt më ndryshe nga ai i ish-shokut të skuadrës, Kushtrim Gashi, i cili tha se në finale të Kupës së Botës do të jenë Argjentina dhe Maroku.
Zyba tha në emisionin “Botërori Special” në Klan Kosova se Kroacia do ta mposht Argjentinën.
“Unë e thashë edhe më herët që Kroacia do ta përfundojë ndeshjen brenda kohës së rregullt dhe do të fitojë me rezultat 1:0”, tha Zyba.
Aktualisht Kupa e Botës në Katar është në fazën gjysmëfinale, ku do të përballen Argjentina – Kroacia dhe Franca – Maroku/ klankosova.tv.