Lajmet e fundit

Zvicra ka shkuar në çerekfinale pas një ndeshje dramatike kundër Francës e cila shkoi deri në penalti.
Zvicra tani do të përballet më Spanjën në çerekfinale.
LIVE,
Francë-Zvicër. 3:3.
Përfundon ndeshja. Zvicra shënon pesë nga pesë penaltitë kurse Franca vetë katër,
Mbappe humbet penaltinë e fundit.
Shënon Mehmdi penaltin e pestë të Zvicrës.
Katër me katër deri tani në penalti.
120' Përfundon pjesa e dytë e vazhdimeve, loja shkon në penalti.
110’ Mbappe humbet një shans të artë për Francën.
106' Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve.
105'+1, Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.
95’ Sommer mohon golin e francezëve me një super pritje.
91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.
90+4 Përfundon koha e rregullt.
90'+4, Koman shumë afër golit, mirëpo godet shtyllën.
90' GOOOOL, Pasim i mrekullueshëm nga Xhaka. Shënon Gavranovic.
86' Nuk ka gol për Zvicrën.
85' Zvicra shënon përsëri mirëpo shikohet në VAR se a ishte apo jo.
81' GOOOOL, Seferovic ngushton epërsinë me kokë.
https://twitter.com/UTDjozi/status/1409613637497536515
75’ GOOOOOOL, Pogba me një eurogol thellon epërsinë.
https://twitter.com/RiZzyUTD/status/1409611484267749383
59' GOOOOOOL, Përsëri është Benzema.
https://twitter.com/JosiahFotlex/status/1409608101024632832
57’ GOOOOOOL, Benzema barazon.
https://twitter.com/fangazzetta/status/1409606661258596358
55’ Mundësia e lojës për Francën, pasim i bukur nga Pogba por Mbappe nuk finalizon .
55’ Rodrigez humb penaltin.
53’ Penalti për Zvicrën.
52’ Arbitri shikon VAR-in për të kontrolluar se a ishte penalti për Zvicrën apo jo.
50’ Embolo kalon gjysmën e mbrojtjes për të pasur brenda zonës së rrezikut mirëpo nuk ka gol.
46' Fillon pjesa e dytë.
45'+2, Përfundon pjesa e parë.
45'+2, Rabbiot përplaset me Embolo. Duket se ky i fundit i nevojitet ndihma mjekwsore.
35’ Posedimi i topit është pothuajse i barabartë, 51 përqind për Francën dhe 49 përqind për Zvicrën.
33’ Nico Elvedi pranon karton të verdhë.
32’ Pasim i mrekullueshëm nga Griezmann, për te Rabbiot i cili gjinden në anën e majtë, mirëpo duket se ishte shumë i shpejt për këtë të fundit.
31' Karton i verdhë për Varane.
29’ Goditje e fuqishme e Rabbiot nga distanca, mirëpo si tentimi i Mbappes nuk ishte e saktë për në portë.
26’ Mbappe gjuan goditjen e lirë, mirëpo bllokohet nga muri. Provon përsëri mirëpo goditja shkoi në të djathtë të portës.
25’ Lojë me dorë nga Zvicra. Do të ketë goditje të lirë për Francën.
22’ Rabbiot niset nga ana e majtë, harkon topin për të gjetur Benzeman, mirëpo portieri zviceran nuk e lejon barazimin e rezultatit.
15’ GOOOOOL, Seferovic hap lojën duke e dërguar Zvicrën në epërsi.
https://twitter.com/fangazzetta/status/1409591708556353541
14’ Franca po mundohet nga mesi dhe ana e majtë e fushës që të gjejë golin.
6’ Harkim i mirë nga Griezmann. Benzema ndal me gjoks mirëpo nuk ka mundësi që ta godas topin.
1’ Fillon ndeshja.