15.11.2019 · përditësuar para 2451 dite1 min lexim
Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar një fitore minimale kundër Gjeorgjisë me rezultat 1:0.
Kjo përballje ka qenë shumë rëndësishme për t’u kualifikuar për Euro 2020, njofton Klan Kosova.
Golin e vetëm dhe vendimtar të kësaj ndeshje e realizoi futbollisti 22 vjeçar, Cedric Itten, në minutën e 77-të.
Zvicra pas kësaj fitore është në pozitë të volitshme për të siguruar kualifikimin, pasi grumbullon 14 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u luajtur.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.