Zvicra i ka bërë dy zëvendësime, një në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë të vazhdimeve.
Në minutën 109-të ishte golashënuesi i vetëm i Zvicrës i cili doli për t’ia lëshuar vendin Xherdan Shaqirit.
Ndërsa, zëvendësimi tjetër ishte ai në minutën e 98-të, ku Zakaria e zuri vendin e asistuesit të Embolos, Ndoye.
Aktualisht po luhet minuta e 114-të mes Anglisë dhe Zvicrës e që rezultati vazhdon të jetë ende 1-1.
Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.