Lajmet e fundit
Sulmuesi i Grasshoppers është ftuar nga përfaqësuesja e Zvicrës, shkruajnë mediet lokale.

Shani Tarashaj është në listën e futbollistëve të ftuar nga slektori Vladimir Petkoviq për përballjet e radhës, shkruajnë mediet zvicrane.
Pas refuzimit të Gianni de Biasi për ta ftuar - pasi siç ka thënë italini, Tarashaj e kishte refuzuar një ftesë të mëhershme - ka reaguar përfaqësuesja zvicrane.
Këto pretendime i ka mohuar lojtari, pasi ka thënë se ka qenë shumë i zënë me punë dhe nuk e ka refuzuar kurrë Kombëtaren.
Nëse e pranon ftesën, Tarashaj do t'i thotë lamtumirë Shqipërisë dhe kështu Zvicra do të ketë edhe një shqiptar më shumë në formacion.