Lajmet e fundit

Ndeshja e parë e rrethit të dytë brenda grupit A në Euro 2016 mes Zvicrës dhe Rumanisë, ka përfunduar baras 1:1, njofton Klan Kosova.
Në pjesën e parë kanë qenë rumunët që kanë avancuar fillimisht përmes golit të Stancu, por me tu kthyer në pjesën e dytë, Admir Mehmedi ka baraspeshuar gjithçka.
Pas kësaj ndeshjeve është Zvicra që merr kryesimin brenda grupit me katër pikë të grumbulluara, percejllku nga Franca me tri, që sonte zhvillon tkaimin kundër Shqipërisë.
Rumania ka një pikë pas këtij takimi, kurse shqiptarët kanë rastin që përball francezëve të marrin pikët e para.