Përfaqësuesi i Kosovës për U21, Valon Zumberi, është transferuar te klubi holandez, Vitesse.
Ai është trasnferuar te Verdh e Zinjtë nga Hamburgu, klub te i cili ishte rritur e formuar nga viti 2010.
Qendërmbrojtësi shtatlartë vitin e kaluar ka qenë i huazuar te skuadra tjetër gjermane, Schaffhausen, teksa tani ka ndërruar edhe shtet.
Zumberi, ndonëse i lindur e rritur në Gjermani, luan për Dardanët që nga viti 2017.
Te Vitesse kishte luajtur dikur ylli i Kosovës, Milot Rashica, nga ku edhe kishte nisur të ngritej në karrierën e tij në Evropë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.