Në Zubin Potok është parandaluar kontrabandimi i disa mallrave nga Serbia
Në komunikatën per media bëhet e ditur se bëhet fjalë për 100 copë pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kikogramë duhan të grirë dhe 4 mijë e 200 copë cigare.
"Zubin Potok, 24 shkurt 2024 në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll të tek një subjekt tregtar në Zubin Potok".
"Gjatë këtij kontrolli të koordinuar, zbatimi i autorizimeve të Kodit Doganor ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme. Konkretisht: 100 copë pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kg duhan të grirë, 4200 copë cigare", thuhet tutje në komunikatë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.