Njësiti i KFOR-it të enjten në Zubin Potok ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Vetura kishte të ngarkuar mall (birra) që dyshohet se janë të kontrabanduara, tha policia, përcjell Klankosova.tv.
“Vetura e dyshuar së bashku me mallin është dërguar në terminalin doganor”.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.