Një person në Zubin Potok, ka raportuar të premten në polici se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij.
“Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.
“Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.