Në vazhdim të parashtrimeve, prokurori i ZPS-së, James Pache tentoi t’i minimizojë deklaratat e diplomatëve dhe ushtarakëve amerikanë e britanikë që dëshmuan në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Thaçit dhe të tjerëve.
Pache tha se këta dëshmitarë nuk kanë pasur njohuri për aktivitetet e katërshes së UÇK-së e as për qëllimin e tyre, transmeton Klankosova.tv
“Dëshmitarët e mbrojtjes, si për shembull James Rubin, i anashkaluan komunikatat dhe deklaratat publike të UÇK-së si manipulime dhe propagandë.
Të nderuar gjykatës, ajo që del është se provat e kësaj çështje janë të mbushura me dokumente të cilat dëshmitarët e mbrojtjes nuk kanë pasur qasje, apo që mund të kenë pasur qasje por nuk i kanë parë."- deklaroi prokurori. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/live-prokuroria-mbrojtja-u-perpoq-ta-shmangte-rolin-dhe-qellimin-kriminal-te-katershes-se-uck-se/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.