Lajmet e fundit

Evertoni është afër që ta sjellë në radhët e veta mbrojtësin e Chelsea-s, Kurt Zouma, sipas L’Equipe.
Klubi i kaltër raportohet se është futur në fazat finale të transferimit të Yerry Mina-së nga Barcelona, andaj Zouma do të ishte vetëm pjesë shtesë e planit të trajnerit Marco Silva për përforcim të mbrojtjes.
Përpos tyre, Everton thuhet se ka shprehur interesim edhe për mbrojtësin argjentinas të Manchester United-it, Marcos Rojo.
Zouma vitin e kaluar e kishte kaluar si huazim te Stoke City.