Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Chelseas, Kurt Zouma është duke përparuar hap pas hapi nga lëndimi që pësoi javë më parë në ligamentet e gjurit.
Edhe pse sezoni për të ka përfunduar dhe nuk do të mund të paraqitet në Euro 2016, ai ka postuar një video për fansat e tij ku shihet të ketë nisur stërvitjet e para në palestër.
Ai lëndimin e pësoi gjatë ndeshjes me Manchester United, kurse sipas stafit mjekësor të klubit do të mungojë për gjashtë muaj, transmeton Klan Kosova.