Ka përfunduar Parada e Madhe Ushtarake e mbajtur në sheshin e Kuq të Moskës, këtë të premte, që shënon festimin e Rusisë të fitores ndaj fashizmit para 80 viteve.
Në fjalimin e tij, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se I gjithë vendi dhe populli I tij përkrah plotësisht atë që ai e quan “Operacion Special Ushtarak”, e që në fakt është lufta që Federata Ruse po e bënë tash e tre vjet ndaj Ukrainës, fqinje.
Në paradën ushtarake, përkundër thirrjeve e deri te kërcënimet për pasoja nga BE-ja , po marrin pjesë aleatët e Putinit.
Në paradën ushtarake, përkundër thirrjeve e deri te kërcënimet për pasoja nga BE-ja , po marrin pjesë aleatët e Putinit, siç është presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, si dhe presidenti i Kinës, ai i Venezuelës, e të tjerë.
Ndryshe, Vuçiq, që mbrëmë tha se me patjetër I duhej të merrte pjesë në Paradën e Putinit, këtë të premte do ti takoj nikoqirin, e edhe presidentin kinez Shi Gjin Ping.
https://youtu.be/w7dfuu8Cdio
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.