Lajmet e fundit

Sipas TRT world, Trump ka aprovuar disa plane ushtarake në mbështetje të Izraelit, përfshirë përdorimin e bombave të specializuara për shkatërrimin e bunkerëve të fortifikuar. Megjithatë, ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse SHBA do të angazhohet direkt në një operacion ushtarak kundër Iranit.
Kjo thirrje publike vjen në një moment kur raportet mes Izraelit dhe Iranit janë më të tensionuarat në vitet e fundit, me kërcënime të ndërsjella dhe përplasje të vazhdueshme në rajon.
Ndërhyrja e mundshme e SHBA-së shihet si një faktor vendimtar që mund të ndryshojë balancën e forcave në konfliktin e mundshëm.
Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar zyrtarisht për billboardin, por prania e tij ka tërhequr vëmendje të gjerë në mediat vendase dhe ndërkombëtare.