Lajmet e fundit

Harrojeni çokollatat dhe lulet zotërinj!
Çelësi i një martese të lumtur, mund të jetë aq i thjeshtë sa e gjithë ajo që duhet të bëni, është të vazhdoni miqësinë me miqtë e gruas tuaj.
Të paktën ky është studimi i fundit i cili rezulton se burrat që nuk miratojnë shoqen e gruas së tyre kanë dy herë më shumë gjasa të divorcohen, njofton Klan Kosova.
Megjithatë në zbulim thuhet se kjo nuk mund të ndodhë assesi anasjelltas!
Gratë nuk duhet të pëlqejnë miqtë e burrit të tyre për të shpëtuar martesën.
Kjo pasi studiuesit besojnë se gratë janë më pak të gatshme të heqin dorë nga miqët e tyre- edhe kur nuk u pëlqejnë burrat e tyre. Në të kundërt burrat do të hudisin njerëzit nëse gratë e tyre nuk i pëlqejnë, njofton Klan Kosova.
Gratë gjithashtu kanë më shumë gjasa të diskutojnë problemet martesore me miqtë, gjë që rrit rrezikun e vështirësive martesore dhe divorcit.
Studimi, nga studiuesit në Universitetin Adelphi dhe qendrat e tjera në Amerikë, gjurmoi 400 çifte gjatë një periudhe 16-vjeçare për të krahasuar rrezikun e divorcit me qëndrimet e çifteve ndaj miqve të bashkëshortëve.
Në vitin e parë, çiftet u pyetën nëse bashkëshorti i tyre kishte miq të cilët ata do të preferonin që ata të mos kalonin kohë. Çiftet u pyetën vitin e ardhshëm për ndërhyrjen mes miqve.
Rezultatet tregojnë se 44 për qind e grave dhe 29 për qind e burrave thanë se bashkëshorti i tyre kishte shokë që ata do të preferonin që ai ose ajo të mos kalonin kohë.
Ata gjithashtu tregojnë se sa më shumë burra që nuk pranuan miqtë e grave të tyre, aq më i madh ishte rreziku i divorcit gjatë 16 viteve të ardhshme, edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë, njofton Klan Kosova.