Lajmet e fundit

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, janë takuar me homologët e tyre francez Emmanuel Macron dhe Brigitte Trogneux, ditën e enjte gjatë një vizite të çiftit Trump në Paris.
E të dy zonjat e para tërhoqën vëmendjen me dukjet e tyre.
Melania, 47 vjeçare, ishte maja e elegancës e veshur me një kostum të kuq të brendit Dior, përderisa Brigitte kishte të veshur një fustan të bardhë modern nga Louis Vuitton.
Këpucët e Melanias ishin ngjyrë identike si kostumi i saj, ndërsa Brigitte kishte kombinuar fustanin e bardhë me një palë take ngjyrë të kaltër.
Më vonë gjatë mbrëmjes të dyja u panë me dukje tjera përderisa dolën për darkë në Le Jules Verne, në katin e dytë të Kullës së Ajfelit.






