Juventus i ka uruar fat futbollistit të saj Edon Zhegrova, i cili sonte do të luajë me kombëtaren e Kosovës kundër Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
"Paç fat Edon", shkruan "Zonja e Vjetër" në platformën X, në edicionin e gjuhës angleze, raporton Klankosova.tv.
Urim, Juve ka bërë për "luanin e Kosovës" edhe në faqen e saj zyrtare në X në gjuhën italiane, duke e konsideruar ndeshjen kundër Sllovakisë si "jetë a vdekje" për të siguruar një biletë për Botëror.
Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Bratisllavë.
Në rast të fitores, "Dardanët" do të luajnë në finalen e madhe më 31 mars kundër fituesit të ndeshjes Turqi/Rumani. /Klankosova.tv
Good luck, Edon! ?
Kosovo travel to face Slovakia this evening in their 2026 World Cup Qualification semi-final ????? pic.twitter.com/E9CluJnueW
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) March 26, 2026
Edon ?
Zhegrova e il Kosovo sfidano in serata la Slovacchia nel primo match da dentro o fuori per andare a caccia di un pass per i Mondiali di giugno ????? pic.twitter.com/ApW3agzuno
— JuventusFC (@juventusfc) March 26, 2026
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.