Lajmet e fundit

Juventus është duke e shqyrtuar mundësinë për të transferuar sulmuesin holandez Joshua Zirkzee gjatë merkatos së dimrit.
Sipas raporteve nga Tuttosporti, trajneri i Zonjës së Vjetër, Thiago Motta, është i interesuar për të sjellë Zirkzeenë në Torino, pasi ai ka punuar me lojtarin gjatë periudhës së tij te Bologna.
Motta ka besim të madh në potencialin e 22-vjeçarit dhe dëshiron që Zirkzeeja t'i bëjë konkurrencë të fortë Dushan Vlahoviqit.
Zirkzeeja po kalon në një formë të keqe te Djajtë e Kuq duke shënuar vetëm një gol që nga ardhja e tij në gusht.