Lajmet e fundit

Sararat Rangsiwuthaporn, e njohur nga mediat tajlandeze si "Zonja Cyanide", është dënuar me vdekje për vrasjen e mikeshës së saj, Siriporn Kanwong, me helm cianidi.
Ajo u akuzua për një seri vrasjesh të tjera, duke u dyshuar për helmimin dhe vrasjen e 13 miqve të tjerë të pasur, nga të cilët ka vjedhur mijëra dollarë, transmeton klankosova.tv.
Në gjyqin e saj të parë, Sararat, 36 vjeçe, u shpall fajtore për vrasjen e Siriporn, 32 vjeç, të cilën e helmoji gjatë një udhëtimi në provincën Ratchaburi, afër Bangkoku, në prill të vitit 2023.
Pas vdekjes së Siriporn, u gjetën gjurmë cianidi në trupin e saj dhe mungonin paratë, telefoni dhe çantat e viktimës.
Ky është vetëm fillimi i një sërë procesesh gjyqësore për Sararat, e cila akuzohet për 14 vrasje të mundshme.
Pas arrestimit të Sararat Rangsiwuthaporn, policia zbuloi vdekje të ngjashme që datojnë që nga viti 2015, përfshirë një person që ajo dyshohet ta ketë shënjestruar dhe që ka mbijetuar, sipas BBC-së.
Gjatë udhëtimit fatal, Kanwong u alivanos dhe vdiq pas një vakti me Rangsiwuthaporn, e cila nuk përpiqej të shpëtonte viktimën, sipas hetuesve.
Policia tha se Rangsiwuthaporn, e cila mohoi akuzat ndaj saj, ka një varësi nga bixhozi dhe ka shënjestruar miq të pasur, nga të cilët ka vjedhur mijëra dollarë, të cilat nuk kishte qëllim t’iu kthente kurrë.