Lajmet e fundit

Asistenti i Chelsea, Gianfranco Zolaka thënë se trajnerit Maurizio Sarri i duhet më shumë kohë që të bëjë ndryshimet në klub.
Madje ai ka bërë krahasim me trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, që sipas tij i është dashur një periudhë për të arritur synimet.
Skuadra e Sarri ka rënë në pozitën e gjashtë në Premier League cka ka bërë që presioni mbi italianin të rritet.
“Si mund ta dini se s’po bëjmë ndryshime? Ne vetëm po i rregullojmë disa gjëra, por që pa ndryshuar atë për të cilën e duam. Drejtimi është i njëjtë”.
“Dy vjet më parë të njëjtat gjëra i keni thënë edhe për Pep Guardiola. Kujtoj kur e pyesnit ‘a është shkak se po luani nga pas’”.
“Kujtoj poashtu kur ai t’ju jetë përgjigjur, ‘Kjo nuk diskutohet, është pjesë e lojës sime, e di se do të kalojë në momente të vështira, por unë nuk do të ndryshoj’”.