Lajmet e fundit

"Gjatë auditimit, përmes rishikimit të procedurave të prokurimit dhe kontratave të nënshkruara, është konstatuar se në shtatë raste kontratat për ndërtimin, rehabilitimin, zgjerimin dhe rikonstruktimin e rrugëve rajonale dhe nacionale janë nënshkruar gjatë vitit 2025 pa u pajisur paraprakisht me leje ndërtimore nga Ministria. Këto raste përfshijnë investime me vlerë të konsiderueshme financiare dhe tregojnë për një praktikë të përsëritur të fillimit të projekteve pa plotësimin e kushteve ligjore të nevojshme. Rastet kanë ndodhur si rezultat i moszbatimit të kërkesave ligjore nga ana e Ministrisë për lëshimin e lejeve ndërtimore, si dhe mungesës së një mekanizmi funksional dhe kontrolleve efektive të brendshme për trajtimin dhe lëshimin e këtyre lejeve. Kjo ka bërë që projektet të realizohen pa u pajisur me leje ndërtimore në mënyrë sistematike", shkruhet në raportin e ZKA-së, transmeton Klankosova.tvRaporti thekson se realizimi i projekteve pa leje ndërtimore paraqet shkelje të ligjit, rrit rrezikun për zbatim jo të rregullt të projekteve dhe mund të sjellë pasoja ligjore e financiare. Gjithashtu, mungesa e lejeve mund të shkaktojë ndërprerje të punimeve, vonesa në realizimin e projekteve, rritje të kostove, si dhe të ndikojë në sigurinë dhe cilësinë e punimeve.
"Realizimi i projekteve pa leje ndërtimore paraqet shkelje të kërkesave ligjore dhe rrit rrezikun për zbatim jo të rregullt të projekteve, mungesë të kontrollit institucional dhe ekspozim ndaj pasojave ligjore dhe financiare. Po ashtu, mungesa e lejeve ndërtimore mund të shkaktojë ndërprerje të punimeve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në vonesa në realizimin e projekteve dhe rritje të kostove. Kjo gjithashtu mund të ndikojë në sigurinë dhe cilësinë e punimeve"Në rekomandimin e saj, ZKA kërkon që Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të sigurojë funksionalizimin e procesit për lëshimin e lejeve ndërtimore në përputhje me kërkesat ligjore, duke vendosur mekanizma të qartë dhe kontrolle efektive që garantojnë se asnjë projekt nuk fillon pa leje ndërtimore.
"Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit duhet të sigurojë funksionalizimin e procesit për lëshimin e lejeve ndërtimore në përputhje me kërkesat ligjore, duke vendosur mekanizma të qartë dhe kontrolle efektive që garantojnë se asnjë projekt nuk fillon pa leje ndërtimore". /Klankosova.tv