Lajmet e fundit

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një objekt në rrugën “B” në Prishtinë.
Lexuesit e Klankosova.tv gjatë ditës kanë dërguar pamje ku shihet se si një objekt ishte përfshirë nga tymi.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar për Klankosova.tv se nuk ka persona të lënduar, kurse ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “B” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, ka thënë Pllana.