Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pjesën e jashtme të një ndërtese banimi përballë spitalit “Nën Tereza” në Tiranë.
Në pamjet e publikuara nga Top Channel, shihet se si një nënë vrapon me foshnjën në duar, duke dalë nga pallati.
Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm përt dëme të konsiderueshme materiale, transmeton Klankosova.tv
Forcat zjarrfikse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po evakuohen banorët.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.