Në orët e para të së enjtes një zjarr i madh ka shpërthyer te "Parku i Pishave" në Sllatinë, ku dyshohet se një lokal dhe një market ishin djegur tërësisht.
Rreth rastit janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Klankosova.tv se tashmë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Borovci njoftoi se nga ky rast nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 05:00, është pranuar informata për një zjarr në disa lokale në fshatin Sllatinë e Madhe. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin", tha ai.
https://klankosova.tv/zjarri-te-pishat-ne-sllatine-digjen-nje-market-dhe-lokal/
https://klankosova.tv/zjarr-i-madh-te-parku-i-pishave-ne-sllatine/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.