Një pjesë e objektit të Gjykatës Themelore të Ferizajt- dega në Kaçanik u përfshi nga zjarri gjatë ditës së sotme.
Zëdhënësja e kësaj gjykate Genta Hoxha, tha për Klan Kosova se janë dëmtuar disa lëndë.
"Gjykata e ka themeluar komisionin për vlerësimin e dëmit, dhe posa ata ta kryejnë punën do të dalin me një vlerësim", tha Hoxha.
Ajo tha se "secila lëndë është e regjistruar në sistemin elektronik SMIL".
"Secila lëndë e cila është djegur do të rikuperohet", tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizaj, Genta Hoxha/ Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.