Lajmet e fundit

Një pjesë e fabrikës së Comodita Home në Gjakovë është kapluar nga zjarri.
Punëtorët janë evakuuar me kohë dhe nuk ka ndonjë të lënduar.
Nga vendi i ngjarjes ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj e cila bëri të ditur se një pjesë e madhe e zjarrit është lokalizuar.
“Stafi i Comoditës ishte evakuuar me kohë, përpara se flakët të merrnin një hapësirë më të madhe në këtë pjesë të fabrikës. E rëndësishme është që një pjesë e madhe e zjarrit është lokalizuar”, u shpreh ajo.
Për më shumë informacione, ndiqni lidhjen e plotë të gazetares Altiana Zogaj: