12.07.2022 · përditësuar para 1472 dite1 min lexim
Zjarri i shkaktuar një ditë më parë në Malin e Çikës po rrezikon Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive dhe deri tani janë djegur 5 hektarë shkurre.
Zjarri ka përparuar në jug të Malit të Çikës në drejtim të Llogarasë, shkruan TCh.
Edhe pse është larg Llogarasë po krijohet një grup për mbajtjen nën kontroll, por terreni është i vështirë.
Forcat e zjarrfikësve të Himarës, por dhe prefektura e Vlorës ndodhen në terren për ta mbajtur nën kontroll, pasi era që po fryn nga jugu po e përkeqëson situatën dhe po i çon flakët e zjarrit drejt Llogorasë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.